Elvis Roshi, 2500 gjela për Kavajën

74

roshi 3Kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka shpërndarë dje 2500 gjela deti për qytetarët e Kavajës. Ky është viti i tretë radhazi që kreu i bashkisë së Kavajës, së bashku me disa funksionarë të tjerë të kësaj bashkie, shpërndajnë gjela deti falas, me rastin e Vitit të Ri. Dje, së bashku me kryetarin Roshi, ka qenë edhe deputeti i Kavajës, Parid Cara si dhe kryetari i Partisë Socialiste të Kavajës, Gentian Daja, të cilët dhanë kontributin e tyre për familjet në nevojë.

Këtë lajm e bëri publik vetë kryetari i bashkisë, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, pasi uron qytetarët për festat e fundvitit, thotë se dhurimi i gjelave të detit është kthyer në një traditë. “Ky është viti i tretë që ne bëjmë këtë shpërndarje, e cila është kthyer në një formë tradite, me qëllim që kjo kategori njerëzish të mos e festojë Vitin e Ri me tavolinën bosh”, -shkruan Roshi në “Facebook”.