Mediat greke bëjnë të ditur se makina ku udhëtonte familja, me një automjet tip “Suzuki”, është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur me një masiv shkëmbor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre pjesëtarëve. Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra. Policia greke ka nisur hetimet, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit “Haxhikosta” në Janinë.
Familja po kthehej në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra.