Gjatë procesit gjyqësor, ish pjesëtar i grupit të zjarrit Llupo, është dënuar me 3 vite burg dhe sipas llogaritjeve edhe të kohës së paraburgimit, ai ka shlyer pothuajse pjesën më të madhe të dënimit.
Agim Llupo u arrestua në 8 shkurt 2011 dhe qëndroi në qeli deri në 7 shkurt të këtij viti. Atij i mbeten edhe pak ditë për të shlyer përfundimisht dënimin për ‘vrasje nga pakujdesia’.
Në 21 janar 2011, në një protestë para Kryeministrisë Garda e Republikës vrau katër protestues: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj. Për vrasjet u gjykuan si të pandehur komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, gardisti Agim Llupo dhe shoferi i Gardës, Margarit Kume.