Gjobë 100 mijë euro Flori Mumajesit

81

flori-mumajesGjykata e Landit të Aachenit në Gjermani, ka leshur dje vendimin e gjyqit të Florjan Mumajesit në lidhje me ankesat që ky i fundit ka ngritur kundër kanalit ArkivaShqip. 100 000 Euro është shuma të cilën ka detyrë të paguajë këngëtari Flori Mumajesi pas dy deklaratave të gabuara të bëra ndaj një kompanie muzikore. Nëse ai vazhdon me akuzat e tij të gabuara ndaj kësaj kompanie, do të jetë i detyruar të paguajë edhe 250 000 euro të tjera ose në rast të kundërt do të dënohet me burg. Vendimi vërteton që Flori me këto ankesa nuk ka pasur aspak argumenta për të mbrojtur të drejtat e tij ose për të hequr këto materiale në fjalë nga YouTub-i, pasi atij i është ofruar mundësia që këto dy materiale të rrinë të bllokuara deri sa të zgjidhet çështja në gjyqe duke i kërkuar atij vetëm të tërheqë ankesat kundër kanalit.

Flori nuk ka reaguar në lidhje me këtë pike, keshtu që ai tentoi me dijeni të plotë të mbyllë kanalin, duke mbyllur edhe 1.400 video të tjera që nuk kanë fare lidhje me çështjen dhe argumentin me të cilin ai ka filluar këtë luftë kundër kanalit. Është vërtetuar dje nga gjykata Gjermane se lufta kundër kanalit ArkivaShqip ka qenë e padrejtë. Ndërkohë që Flori po pretendonte të mbron të drejtat e tij, duke sulmuar në të vërtetë konkurrentët më të fortë.

Kohë më parë ai ka sqarur të gjithë dilemat: “ Kanali për të cilin bëhet fjalë nuk është mbyllur nga unë, pasi nuk mund të mbyllet vetëm me dy pretendimet e mia! Të gjithë artistët, kompozitorët, menaxherët, diskografët dhe interpretuesit që kanë marrë mesazhe se Flori u ka bllokuar këngët e tyre në YouTube, kanë të drejtën morale dhe ligjore t’u kërkojnë atyre personave që t’iu dërgojnë provat që Flori u ka bllokuar këngët. Vetëm atëherë do të kuptoni se e gjitha kjo histori është një mashtrim, spekulim ndaj meje dhe manipulim që po bëhet me ju” ky ka qenë reagimi i Florit disa kohë më parë, ndërsa lidhur me vendimin e gjykatës akoma nuk një reagim.