35-vjeçari, Ermir Dervishi, po punonte në linjën e prodhimit të mazutit, në momentin kur është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Mësohet se 35-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore, pro nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa mendohet se shkak është bërë mungesa e kushteve teknike dhe sigurisë në punë.