Aktorja ishte shumë e emocionuar kur mori çmimin ‘Jean Hersholt Humanitarian Award’ nga George Lucas i “Star Wars”, gjatë evenimentit të quajtur Governors Awards.
“Dashuria ime. Mbështetja dhe udhëheqja jote e bëjnë gjithçka të mundur”, tha Jolie nga skena, duke iu drejtuar partnerit të saj, Brad Pitt, i cili ishte i pranishëm së bashku me djalin e tyre 12-vjeçar, Maddox. Gjatë kësaj ceremonie, Oskar nderi morën edhe Steve Martin dhe Angela Lansbury.