Ndonëse protestuesit e përzunë dje me ceremoni nga sheshi përpara Kryeministrisë me fërshëllima, thirrje dhe gjeste refuzuese, ish kryeministri Sali Berisha duket i vendosur të mbështesë fuqishëm protestën. Në profilin e tij në rrjetin social FB, Berisha shkruan se duhet të mbështesim qytetarët që protestojnë kundër mashtrimit të Edi Ramës.
“Rinia e mrekullueshme shqiptare e tera ne proteste per shendetin, jeten, dinjitetin, sigurine tone. Qeveria e vendosur ne premtimin e saj. Te gjithe ne proteste ne mbeshtetje te te rejave dhe te rinjve qe po protestojne kunder mashtrimit te Edi Rames dhe armeve kimike ne Shqiperi. Ata po protestojne per shendetin, jeten, dinjitetin, sigurine tone. Zoti i bekofte ata, familjet dhe protesten e tyre”- shkruan Berisha.