Saimir Kodra u largua nga Top-Channel në fund të shtatorit, pasi kishte nënshkruar një tjetër kontratë me një tjetër televizion. Agon Channel i ofroi moderatorit të emisionit investigativ, Fiks Fare një pagë mujore prej 12 mijë eurosh në muaj.
Objekti i çështjes që tashmë do e ndjek gjykata paraqitur nga subjekti Top-Channel është; “Konstatimin e zgjidhjes së paligjshme të Kontratës së Punës nga i padituri, dhe mospërmbushjen e detyrimeve të të paditurit që rrjedhin nga kjo kontratë; Detyrimin e të paditurit të zbatojë marrëveshjen e ndalimit të konkurrencës’ dhe të paguajë shumën prej 1,612,224 (një milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e katër) lekë si rrjedhojë e shkeljes së detyrimit të ndalimit të konkurrencës”. Ndërkohë pas ikjes së Saimirit, vendin e tij e zuri gazetarja Fjori Dardha, e cila duhet thënë ia ka dalë të jap më të mirën e saj. Veç kësaj Fjori është pritur mjaft mirë nga publiku e duket se ia ka gjetur telat edhe Doktorit, me të cilin si fillim janë kuptuar maksimalisht.