“Dua t`i uroj punë të mbarë Gjykatës Administrative dhe trupës së gjyqtarëve. Gjykata Administrative është një gjykatë, që i ka munguar sistemit të drejtësisë. Kjo gjykatë është një revolucion në sistemin e drejtësisë, që do të vijojë me reforma të tjera. Kushtet janë optimale për të filluar punë. Do të procedohet më shpejtë për ankesat e qytetarëve. Janë marrë të gjithë masat që kolegji administrativ të fillojë punën që nesër dhe në ditët në vijim”,-u shpreh Naço.
Gjykata Administrative, si strukturë e re e gjyqësorit që do të trajtojë mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore, ishte planifikuar të bëhej funksionale në fillim të këtij viti.