Zyrtarët thonë se personi që hapi zjarr, i cili u identifikua nga autoritetet si 23-vjeçari Paul Ciancia, banor i Los Anxhelosit, kishte një copë letër me vete ku shkruhej: Vrit agjentë të sigurisë në aeroport.
Ata thonë se në shënim lihej të kuptohej se ai nuk kishte interes t’u bënte keq “njerëzve të pafajshëm”. Policia thotë se e plagosi personin dhe më pas e arrestoi. Sipas të dhënave duket se personi i armatosur veproi i vetëm./VOA/