Tahiri në komisionin e sigurisë: S`përballojmë dot asnjë emergjence civile

57

saimir tahiriMinistri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka deklaruar se qeveria e ka të pamundur të përballojë emergjencat e çfarëdo lloji.

Duke folur në Komisionin e Sigurisë, ministri Tahiri theksoi se gjendja është shumë kritike pasi fondi i mbetur për përballimin e emergjencave civile është vetëm 570 dollarë.

Tahiri ka folur para komisionit për gjendjen e sigurisë në diga, rezervuare, sisteme të ujësjellës-kanalizimeve, kullimit etj.

Sipas tij gjendja është kritike dhe shumë kritike në shume raste, për sa i takon infrastrukturës.

“Gjendja e digave, rezurvareve dhe mekanizmave te shkarkimit, kritike dhe shume kritike në 101 rezervuara’- ka thene Tahiri.

Ministri Tahiri theksoi gjithashtu se gjendja teknike e ujësjellës kanalizimeve, rezulton shumë kritike të paktën në 4 sisteme ndërsa gjendja e argjinaturëve të lumenjve rezulton kritike të paktën në 34 raste.

Sipas ministrit kërkohet një pëprgatije shumë e madhe koordinimi dhe reagimi i të gjitha institucioneve përgjegjësë për përballimin e emergjencave civile.

Tahiri:Kemi gjetur situatë korrupsioni të përhapur

Gjithashtu ministri Tahiri e cilësoi situatën e kriminalitetit në vend si alarmante ndërsa korrupsioni ka qënë i përhapur edhe në radhët e policisë së shtetit.

“Shifrat e kriminalitetit janë alarmante. Perceptimi im në të gjitha nivelet lë të kuptojmë që kemi tulatjen, trembjen dhe mungesën e inisiativës brenda radhëve të policisë së shtetit. Nuk janë të radha rastet e tradhëtisë ndaj policisë së shtetit dhe shkeljet e të drejtave të njeriut apo fenomene të tjera. Kemi gjetur situatë korrupsioni të përhapur. Për të cilën jemi dedikuar ta luftojmë, atë por dhe pandëshueshmërinë dhe klimën gati pjellore për aferat e korrupsionit brenda policisë por dhe jashtë saj” tha Tahiri.