Kuvend, miratohet rishikimi i buxhetit

57

votimi-i-aktitiNë përfundim të seancës maratonë, Kuvendit ka miratuar me 79 vota pro dhe 49 kundër, rishikimin e buxhetit të vitit 2013.

Në momentin e votimit të Akt Normativ nr. 6, datë 4.10.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në  ligjin nr. 119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, në sallë mungonin deputetë si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.

Seanca e sotme parlamentare nisi rreth orës 10:30 dhe u mbyll pak minuta para se ora të shënonte 22:00.

Me këtë Akt Normativ, qeveria parashikon shkurtimin e 16.2 miliardë lekë shpenzime, nga të cilat 10.2 miliardë lekë janë shpenzimet korrente dhe 6 miliardë lekë shpenzimet kapitale, të njohura ndryshe si investimet.

 Kryeministri, Edi Rama akuzoi qeverinë e kaluar se ka boshatisur arkën e shtetit gjatë fushatës zgjedhore, duke e lënë atë bosh për muajt e mbetur të vitit. Për këtë gjë tha Rama, por edhe për shkelje të tjera me dëm financiar do të ketë dhënie llogarie para ligjit.

Ndërsa ish-Kryeministri, Sali Berisha është kundërpërgjigjur se është i gatshëm të dalë para drejtësisë nëse vërtetohet se ka kryer shkelje por nga ana tjetër sulmoi Ramën duke thënë se, nuk ka treguar faturën e vilës së tij private që po ndërton në Dajt.