Ndreca pasi shprehu ngushëllimet për jetët e humbura familjarëve të viktimave, ka mohuar përgjegjësinë për ngjarjen e ndodhur. Ai ka deklaruar se ishte duke ecur në korsinë e tij kur makina tjetër është përplasur me kamionin.
“Kërkoj vetëm drejtësi. Kërkoj të tregohet ngjarja ashtu siç ka qenë. Kam qenë në korsinë time, kur mjeti u përplas me mjetin tim”,- u shpreh Ndreca.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Aksidenti tragjik që mori jetën e 5 adoleshentëve ka ndodhur të martën rreth orës 01.15 ku një mjet tip “BMW” me targë SH 1818 E është përplasur me një kamion me targa PU 14 63A, i cili transportonte lëndë drusore. Automjeti tip ‘BMW’ ka qenë duke u kthyer nga Tirana për në Shkodër, por në Kryebushat është përplasur me kamionin me targa të Pukës, te vendi i quajtur kryqëzimi i “Vaut të Dejës”. Përplasja ka rezultuar fatale për të rinjtë: Raelv Duli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlend Mreça, Osman Meroja të gjithë 18-vjeçarë, të cilët kanë humbur jetën.