Ndryshimi hyri në fuqi dje. Megjithatë, ndalimi i shamive të kokës për gjykatësit, prokurorët, policinë dhe personelin ushtarak mbetet në fuqi.
Ligji, i cili hyri në fuqi para 90 vjetësh në ditët e para të Republikës Turke, ka qenë një nga çështjet më emocionale në Turqi. Ai ka ndarë prej kohësh vendin, duke vënë përballë njëri-tjetrit grupet fetare në rritje dhe elitën dikur të fuqishme laike.
Ligji i ka penguar shumë gra të mbajnë poste publike. Por grupet laike e shohin pezullimin e këtij ligji si dëshmi e përpjekjeve të qeverisë për zbatimin e një axhende islamiste.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan për një kohë të gjatë është përpjekur të shqyrtojë shqetësimet e muslimanëve që praktikojnë fenë, të cilët e ndihmuan Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare në vitin 2002./VOA/