Davutoglu theksoi se ai gjendet në Shqipëri për hartimin e dokumentit të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“Të dy këto flamur të dy vendeve mike, do të jenë gjithnjë bashkë”, u shpreh ministri turk. “Megjithëse vendet tona nuk kanë kufij të përbashkët shtetëror, ne gjithnjë e kemi trajtuar Shqipërinë si një vend fqinj. Suksesi i Shqipërisë do të jetë edhe sukses i Turqisë.”
Ministri i Jashtëm turk tha se të gjithë i dinë qëndrimet e përbashkëta strategjike për rajonin të Shqipërisë dhe Turqisë. Ai foli për një marrëdhënie vëllazërore mes dy vende, që siç tha ai do të institucionalizohet me mbledhjet e përbashkëta të qeverive të dy vendeve me bashkëdrejtimin e Erdoganit dhe Ramës.
“Edhe deri tani kemi pasur lidhjes shumë të ngushta vëllazërore. Organizimi i mbledhjeve të përbashkëta të qeverive do të jetë një hap më i madh në marrëdhëniet tona. Do të institucionalizohet akoma edhe më shumë bashkëpunimi vëllazëror”, u shpreh Davutoglu.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati nuk pranoi të komentonte deklaratat e Berishës dhe Topallit sa i takon ndryshimeve në politikat e jashtme të vendit. Ai tha se për këtë çështje do të diskutohet në komisionin parlamentar për marrëdhëniet me jashtë.