Berisha harron vrasjet e bulevardit dhe akuzon qeverinë për harbutëri me opozitën

51

HOMAZHE-PER-21-JANARINDeputeti Berisha në një deklaratë pas bojkotit, që opozita i bëri seancës së sotme parlamentare deklaron se, në historinë 23 vjeçare, ky është akti më i rëndë i tërë ekzistencës së pluralizmit. Siç duket, Berisha ka harruar rrahjet publike të deputetëve opozitarë më 1996 dhe vrasjen e 4 të pafajshmëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, të cilët po protestonin me duar në xhepa si opozitarë.

Edhe nëse memoria personale e Berishës, mund të përpiqet t’i fshijë këto akte të rënda, të cilat kërkojnë ndëshkim ligjor, filmimet publike dhe memoria popullore nuk mund t’i harrojë ato. Kjo ishte dhe përgjigjja, që ai mori më 23 Janar.

“Në historinë 23 vjeçare të marrëdhënieve të forcave të mëdha politike, ky është akti më i rëndë në tërë ekzistencën e pluralizmit, të gjithë ata që kanë ndjekur zhvillimet e vështira demokratike në Shqipëri, por në tërësi të suksesshme e kanë të qartë se këto zhvillime kanë pasur në bazë, kushtetutën dhe konsensusin.

Në doktrinën kushtetuese, konsensusi ka vlerën e normës kushtetuese. Konsensusi ka rëndësinë e një norme të çmuar të Kushtetutës, pavarësisht nga kundërshtitë madhore të forcave politike ajo është nderuar. Shumë më serioze se kjo e tanishmja, me një vullnet të verbër armiqësi të egër të opozitës qeveria e cila është gjithmonë në çdo rast përfituese në 60% për çdo ligj që miratohet, shkelmon me harbutëri konsensusin me opozitën. Çon në zero ashtu siç do bashkëkryetari i mazhorancës marrëdhëniet me opozitën.

Ky është fillim problematik, akt i rrezikshëm. Shkelja e konsensusit, gabim fatal për historinë e Shqipërisë. Por aktet që vijnë pas janë të paparashikueshme, nëse shkelmon konsensusin ti i pret asaj çdo mundësi që të merreshe vesh me të. Ata që bën këtë veprim nuk duhet ta ndërmerrnin kurrë, ne kishim të garantuar statusin e vendin kandidat, duhet të luftonin për hapjen e negociatave në dhjetor, por nëse ecet me këtë vullnet të ligë për të çuar vendin drejt stabilizimit, se ti pret urat me opozitën, por bën gabimin fatal. Unë jam thjesht një deputet dhe anëtar i PD-së dhe unë do të mbështes të gjitha vendimet e opozitës, por vendimet e krerëve të opozitës janë njëra anë, shkelja e konsensusit është gabim fatal”,- deklaron Berisha.