Sipas burimeve diplomatike ruse në Libi, nuk ka lëndime në radhët e personelit diplomatik, por ato deklarojnë se janë qëlluar me armë nga autorët e sulmit të cilët më pas kanë hequr edhe flamurin rus nga godina diplomatike.
Sipas dëshmitarëve okularë rojet e ambasadës janë përgjigjur duke hapur zjarr në drejtim të grupit që tentoi të hynte në ambasadë dhe tashmë situata është nën kontroll.
Ndonëse nuk janë bërë ende publike motivet e këtij sulmi, sipas burimeve të ndryshme njoftohet se autorët e sulmit mund të kenë reaguar ndaj vrasjes së një oficeri libian. Sipas po këtyre burime mendohet se një grua ruse ishte e përfshirë në këtë vrasje.
Ky incident vjen në një seri incidentesh, të cilat janë raportuar nga misionet diplomatike në Libi.