Po flitet për një projekt të Serbisë së Madhe ku qeveria e Saliut ka marrë pjesë me konsensus në të. Pse nuk reagoni?
Nuk ka asnjë projekt të tillë, qeveria e mëparshme ka plot faje po jo këtë.
A do të ketë kallëzim Penal për ish-pushtetarët “në qoftë se” do të perceptohen afera korruptive?
Padyshim qe po.
A do të shohim siç nuk i kishim parë, dhe institucionet në nivel lokal si shkollat, universitetin?
Programi ynë dhe plani i veprimit i ministres sonë të Arsimit janë shumë inkurajues.
Universitetet publike janë kthyer në vatra korrupsioni, si do veproni me “sekserët” e provimeve?
Do të jemi gati për të monitoruar me thellësi e transparencë vërtetësinë e provimeve.
Z. Kryeministër, si do te veproni kundër korrupsionit, duke filluar nga institucionet e larta deri te ato të vogla?
Do të reformojmë strukturat dhe do të godasim të korruptuarit.
Kur do i vijë fundi kaosit në Tiranë? Ngado parregullsi, kaos dhe plotë me policë. Kaq vështirë të jetë rregulli?
10 ditët e para në detyrë të Ministrit të Brendshëm premtojnë shumë, jam i bindur se ne do ta kthejmë Policinë e Shtetit në detyrë.
Z. Rama, Matura Shtetërore sivjet = 5 provime + mesatarja= 6.100/6=16.6% vlen mesatarja në fund të 4 viteve. Priten ndryshime?
Matura shtetërore do të reformohet në funksion të konkurrencës dhe meritës.
Z. Rama, a do të hiqet TVSH për produktet e shportës, si të importuara apo të vendit në fillim të vitit 2014?
Ne do mbajmë zotimet tona dhe do të përgjigjemi për to një për një në fund të mandatit. Si fillim duhet të ndalim rënien e madhe!
Z.Kryeministër, kur do ndërrohet Drejtori i Përgjithshem i AKU-së? Do mbahen në punë njerëzit që vërtet vlejnë?
Çdo shërbëtor i këtij shteti që është në detyrë falë meritës do të qëndrojë në detyrë dhe do respektohet shumë më tepër se deri sot.
Zoti Rama, si prind fëmije kërkoj të na ktheni dyqanet nëpër shkolla si shërbim shumë i domosdoshëm për fëmijët tanë…
Nëpër shkolla nuk do të ketë aktivitete tregtare. Kanë rezultuar shumë problematike dhe në dëm të cilësisë së shkollës.
Zoti Rama, pas një kontributi 20 vjeçar për PS, me urdhër të ministres së Arsimit për heqjen e dyqaneve në shkolla mbetëm të papunë!
Dyqanet në shkolla janë një fenomen i papranueshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ të nxënësve.
Si do të veprohet me vendimet e marra nga qeveria e larguar, në mbledhjen e saj të fundit me dt.05/09/2013.
Kemi nisur shfuqizimet sikundër jemi zotuar publikisht dhe do të vazhdojmë.
Jam një qytetar nga Vlora, të cilit më është zaptuar prona private me forcë. Çfarë do bëhet me ndërtimet pa leje?
Qeveria ka bërë gati bazën ligjore për një ndërhyrje të fortë kundër ndërtimeve pa leje.
Çdo bëhet me protestën e studentëve të juridikut? Po me të shkarkuarit e policisë dhe shkrirjen e Gardës?
Po ndjekim me vëmendje edhe të parën edhe të dytën.
Z.Rama, Unaza e Re është në varësinë e Njësisë nr. 6 dhe të komunës Kashar. A do të kalohet në varësi të bashkisë Tiranë?
Është një anomali e kudondodhur dhe do ta shërojmë përmes reformës tërësore të administrimit të territorit.
23 Qershori dita 0. A do të thotë kjo gjithë shqiptarët njëlloj para ligjit, a do ketë më favorizime ndaj “bosave” shqiptarë?
Asnjë favorizim.
Cili është plani juaj në lidhje me bulevardin e ri. Çfarë do bëhet me qytetarët që po grabiten nga Basha, na ndihmoni?
Po e shohim me kujdes.
Për mungesë fondesh, vizioni dhe keqmenaxhimi, filmi shqiptar po kalon ditë të errëta. Çfarë politika kini ju?
Kriza e ekonomisë dhe financave të vendit është e thellë. Po përgatitemi për një ndërhyrje radikale. Do ta kapërcejmë së bashku.
Cilat janë hapat që keni menduar për “çlirimin e Shqipërisë” nga KLD e mafia ekzistuese gjyqësore? Apo 4 vjet pritje?
Shumë shpejt nis punën një grup ekspertësh për të çuar më tej reformën në drejtësi.
Kur do kemi një stadium evropian, zoti kryeministër, se e gjithë Evropa qesh me ne! Dhe çfarë do bëni për sportin…
Do ta nisim nga sporti për të gjithë. Të premtosh stadiume në kohë krizë ekonomike është një sport i të shkuarës:-).
Jam një banor i Vlorës, në lagjen time nuk ka ujë të pijshëm dhe asnjë rrugë të shtruar…
Do të punojmë së bashku për t’i shëruar plagët e vjetra të Vlorës e të gjithë Shqipërisë.
Çfarë vendimi do merrni me institucione si TVSH-ja, ATSH-ja…, etj?
Do t’ia kthejmë publikut.
Do të shtyni ligjin e nëpunësit civil, një precedent i rrezikshëm, çfarë ju shtyu të merrni këtë risk?
I rrezikshëm është vakuumi që krijon ligji në fjalë si i pazbatueshëm për mungesë aktesh nënligjore.
A do të ketë një akt të posaçëm për ata nëpunës me 20 vite në profesion që u hoqën nga puna me një letër?
Gjithkujt do t’i jepet mundësia të konkurrojë.
Keni deklaruar se do të zhvillohen konkurse për punësimet në administratë. Ku konsistojnë këto konkurse?
Do të ketë vazhdimisht njoftime publike sipas ligjit.
Kur do lirohen hapësirat publike ku lulishtet e Laprakës që bëre ti, sot Luli i ka mbush me tavolina e karrige?
Kjo është pyetje për bashkinë.
Keni deklaruar para zgjedhjeve që në shumë shkolla të vendit matematikën e jep një militant i partisë? Çdo bëhet?
Çdo vajzë e djalë që ka mbaruar mësuesi dhe çdokush që dëshiron të bëhet mësues do ketë shansin të konkurrojë.
A do mund të konkurrojmë, ne që humbëm punën, pasi kandiduam për PS, sepse znj. Nikolla tha asnjë mësues s’do largohet?
Mësuesit s’janë të partisë, po të fëmijëve e nxënësve të Shqipërisë! Koha e ngjyrimit politik të mësuesve ka mbaruar.
I dashur Edi, sot mora vesh që është emëruar drejtoreshë Tatimesh 1 person që s’ka fare njohuri për fushën! Mbi ç’kritere zgjedhja?
Keni informacion të gabuar, shumë shpejt rezultatet do të tregojnë vlerën e përzgjedhjes së bërë.
A mundet të ketë rilindje me 2 bashkëkryetarë, çfarë do të bëhet për sportin kam parë programin dhe s’kishte shumë për sportin?
Me siguri do keni parë programin e PD dhe keni parasysh PD në shumëbashkëkryetarësi:-)
Konkurrenca e paligjshme në biznesin privat. Ç’masa do merren nga qeveria Juaj për këtë problem?
Formalizimi i ekonomisë do të jetë objekt i palëvizshëm i përpjekjes sonë.
Si do zgjidhet problemi i plehrave dhe ndotjes së mjedisit. Po për ato që djegin gëlqere me plastikë e goma çdo bëhet?
Thamë do ndalim importin e plehrave dhe e bëmë që ditën e parë të qeverisjes. Një Shqipëri e pastër është ambicia jonë!
Pse po shkatërrohen Hekurudhat? Në çdo shtet ku ka demokraci ka hekurudha, ka 23 vjet që Shqipërinë po shkatërrojnë?
Sepse shteti ka ikur në drejtim të paditur dhe ne përditë do të punojmë pa u lodhur ta kthejmë në krye të detyrës.
Çfarë do të bëhet me aeroportin dhe me kompanitë e rrugëtimit. Do vazhdojë monopoli (Belle-Air)?
Goditja e monopoleve është pjesë e programit tonë. Belle Air ka një pozicion të privilegjuar dhe problematik në treg.
Jam oficer i nivelit të lartë në Gardën e Republikës. Ndalojeni ristrukturimin e tipit “hiq tropojanë dhe vendos tepelenas”?
Garda e Republikës është strukturë që s’e ka shoqen në botën bashkëkohore. Shkrirja e saj nevojë strukturore e shtetit.
Do përfitojnë nga këto legalizime edhe shfrytëzuesit e hapësirave të përbashketa tek pallatet e Tiranës?
Hapësirat e përbashkëta të zaptuara për qëllime fitimi do çlirohen.
Çfarë do bëni me problemin me pasaportat me Greqinë?
Po punojmë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi të trashëguar nga pakujdesia e qeverisë së mëparshme.
Si shpjegohet mospërfshirja e Taulant Ballës në kabinetin qeveritar kur Librazhdi doli rrethi më i votuar pro PS?
Taulant Balla është nënkryetar i grupit tonë parlamentar dhe drejtues i delegacionit tonë në Parlamentin Europian.
Deri kur do të vazhdojë vjedhja që çdo muaj na bën KESH dhe ujësjellës në faturat?
Normalizimi i sistemit të energjisë është prioritet shumë i rëndësishëm.
A keni ndonjë program për emigrantët shqiptarë?
Do të jemi më pranë emigrantëve se qeveritë paraardhëse.
A do ta mendoni seriozisht pastrimin me themel të administratës aktuale të Shqipërisë?
Ne nuk do të pastrojmë administratën nga njerëzit po shtetin nga korrupsioni.
Ndërtimet pa leje në zonën e Golemit kur do t’i hiqni? Sepse ato po e ndotin shumë plazhin?
Bregdeti do të jetë në fokusin e vëmendjes sonë.
Mund ta dimë çfarë do bëhet për punësimin e të rinjve dhe si do veprohet për punësimin?
Do të krijojmë hapësira të reja punësimi për të rinjtë përmes arsimit profesional, investimeve prodhuese, konkurseve reale.
A mendoni se duhet ndërhyrë në sistemin e arsimit në lidhje me librat që ju shpërndahen nxënësve ?
Jam absolutisht dakord.
Mbaj premtimin për punësim këtej nga Selenica e Vlorës po vdes populli për bukë, po hanë akoma ata njerëzit e Salës…
Qeveria s’ka mbushur ende pesëmbëdhjetë ditëshin dhe nuk ka asnjë shkop magjik për t’i ndryshuar gjërat sa hap e mbyll sytë!
Jam një 21-vjeçar që kam kontribuar sado pak në PS, dhe po kërkoj një takim me kryeministrin Edi Rama?
Rrjetet sociale janë një hapësirë takimi dhe ja ku po komunikojmë. Por mund edhe të më shkruani e-mail direkt.
Në reformimin e Policisë së Shtetit do të largohen punonjësit e Policisë me diploma falso?
Kam besim të plotë së në një kohë të shkurtër do të shohim një polici tjetër dhe do të kemi një polici me të tjerë parametra.
Do shkojë ndonjë nga ish-ministrat që ju akuzoni para drejtësisë apo do i falim dhe kësaj here?
Qeveria as shpall dënime as jep falje. Lufta jonë me të korruptuarit do jetë frontale.
Mbas sa kohësh, nën qeverisjen tuaj, do fillojmë të shohim ndryshim përsa i përket papunësisë, krimit dhe rendit?
Siguria do te vije me shpejt se sa punësimi por pas katër vitesh do ballafaqohemi me çdo zotim.
LSI I keni dhënë Pogradecin (emërtimin e drejtorëve: Posta, OSSH, Spital). Ku Janë konkurset/meritat?
Me LSI s’kemi ndarë qytete po përgjegjësi.
A do ta kontrolloni edhe bujqësinë farërat plehrat kimike helmet e ndryshme.
Është zotim i yni. Do të bëjmë për fshatin shumëçka fshatit i është mohuar në këto vite.
Infemierët që punojnë në Fier nëpër spitale fillojnë punë në nëntë dhe e lënë 12:00…
Nuk do vazhdojë gjatë kjo gjendje, shpejt do të shihni përmirësimet.
Meqë e vendosë të shkrish Gardën ku u bazove?
Në praktikat më të mira ndërkombëtare.
A do ndërmerrni ndonjë iniciativë që ti bëni “të zbatueshme” marrëveshjet e shqiptarëve në Maqedoni?
Jemi në mbështetje të plotë te vëllezërve tanë në Maqedoni e mbetemi të shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve.
Sot isha në spitalin onkologjik Tirane Nënë Tereza. Doktorët janë kasap. Të shohin nga duart…
Spitali Nënë Tereza po ndryshon dhe do ndryshojë përditë pa ndalim, deri sa të bëhet një spital normal.