Në një njoftim, ministria thekson se vendimi për emërimin e krerëve të këtyre institucioneve u morën në mbledhjen e Këshillave Mbikëqyrës përkatës.
Kështu në krye të Korporatës Elektroenergjitike (KESH) është emëruar Agron Hetoja, ndërsa në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) është emëruar Ëngjell Zeqo. Endri Puka, zëvendëson Ferdinand Muratin në krye të “Albpetrol”.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka firmosur emërimet e drejtuesve të disa institucioneve në varësi të kësaj ministrie.
Kështu, Adrian Çela është emëruar kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT); Viktor Doda është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH); Rrapush Tola është emëruar drejtor i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM) dhe Dael Dervishi është emëruar drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).