“Në këtë forum ne mësojmë se nga kritikat , nga e keqja duhet të vijë dhe e mira. Gjërat e mira mund të vijnë vetëm nga idetë dhe bashkëpunimi. Shqipëria nuk është një fuqi e madhe, është një shtet i vogël, por me potenciale shumë të mëdha. Ka një bukuri të jashtëzakonshme natyrore, njerëz të mirë dhe punëtorë. Sfida ime është që të sjellë ndryshime në mënyrë që ky potencial të vihet në shërbim. Por për këtë do të duhet kohë, shumë përpjekje dhe punë, mirëkuptim dhe mbështetje nga ana e miqve dhe partnerëve”, u shpreh Rama.
“Për ne BE përfaqëson projektin më të rëndësishëm politik që bota ka njohur deri më sot dhe ky është projekt që duam t’i bashkëngjitmi. Nëse BE ka kthyer vëmendjen e tij drejt vendit tonë, të gjithë së bashku, shqiptarë, serb maqedonasit dhe boshnjakët dhe gjithë popujt e rajonit duhet t’i mbajmë sytë mbi BE. Ne nuk kemi kohë të harxhojmë kohë, ndaj duhet të harrojmë se bashkëpunimi rajonal i suksesshëm arrin kriteret e BE”, theksoi kryeministri i vendit.
Rama më tej tha se është e lehtë të shprehesh me fjalë, por veprat janë të vështira për t’u realizuar dhe për këtë duhet ndihma e ndërkombëtarëve.
“Ndërsa garoja për postin tim, zgjodha sloganin “Rilindje”, por nuk ishte e vështirë gjetja e fjalëve, por kthimi i fjalëve në vepra. Kam besim se do t’ia arrij, por e di që nuk mund t’ia arrij i vetëm, duhet të mësoj shumë dhe kombet janë ato banesa ku gjen mjaft njerëz që të mësojnë, janë vende ku mund të marrësh modele suksesi. Na nevojiten partner, bashkëpunëtorë. Do të duhet kohë dhe këmbëngulje, mirëkuptim nga partnerët, nga bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë. E di që duhet lidership, e unë jam i angazhuar, e di dhe besoj se mund të arrihet”.
“Problemet tona nuk janë të bazuara vetëm në Holliwod. Disa janë të vërteta dhe shumë të dëmshme, një prej të cilave është dhe korrupsioni. Ai ndalon progresin, i pengon njerëzit të kenë besim se mund të ketë ndryshim. Korrupsioni mund dhe duhet të mposhtet n.q.s ne duam të ndërtojmë një ekonomi të ligjit. Kjo është e vetmja mënyrë për të tërhequr turizmin. Nuk do të jetë e lehtë, por ne mund ta bëjmë”, u shpreh Rama.
“Çdonjëri nga vendet në rajon do të luaj politikat e duhura dhe do të sigurojë vlera të mëdha. Falë këtyre ne mund të tregojmë se sa kemi ndryshuar dhe do të ndryshojmë për të hyrë në botën europiane. Padyshim kjo do të kërkojë kohë, mbështetje nga BE, lidership ashtu siç e tregon dhe e kaluara, dhe kjo mund të behët. Është qëllimi ynë për të forcuar bashkëpunimin me çdo vend në rajon, përfshirë këtu edhe Serbinë. Le ta marrë vesh i gjithë rajoni që luftërat dhe gjakderdhjet e kanë ndryshuar vendin dhe botën për më mirë”, tha Rama.
Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Rama ka ftuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që të ndërmarrin një hap të tillë. Rama ka shprehur gjithashtu edhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj rezolutës mbi heqjen e armëve kimike në Siri.
“Shqipëria është e angazhuar që shtete të reja të njohin Kosovës. Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë starton një epokë të re në Evropën Juglindore. Jo gjithçka është e lehtë, por e vërteta është se kryeministri Thaçi dhe Daçi kanë ditur ti bëjnë ballë përgjegjshmërisë së vendit të tyre. Mbi të gjitha në një botë të ndërvarur dhe të ndërlidhur si asnjëherë më parë. Shqipëria është e angazhuar për paqe dhe prosperitet në rajon ashtu siç është e angazhuar për njohjen e Kosovës. Ndaj i bëjmë thithje vendeve që nuk e kanë njohur të bëjnë kështu. Populli i Kosovës, e meritojnë njohjen e sovranitetit të tyre”, tha Rama.