Policia ka vënë në pranga, Robert Hazizllarin, 44 vjec dhe Pablo Hazizllarin, 18 vjec, të cilët kanë goditur me mjete te forta, 4 anëtarë të familjes Osmallari, mes tyre një 71 vjeçar, të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një anëtar tjetër të familjes Hazizllari, për dhunën e ushtruar.