Dy të moshuar nga fshati Dukat i Vlorës janë grabitur dhe goditur nga persona ende të pa identifikuar, natën e mbrëmshme. Kjo ka qenë hera e dytë që grabitësit hyjnë në shtëpinë e çiftit.
Të moshuarit quhen Laçe Hibroj, 80 vjeç dhe Selvie Hibroj, 77 vjeçe. Ata kanë qënë vetëm në shtëpi kur hajdutët u kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjës dhe u kanë vjedhur 60 mijë lekë.
Sipas policisë së Vlorës dy vitet e fundit numri i grabitjeve në banesa është rritur shumë, dyshimet shkojnë për një grup të organizuar. Blutë e qytetit bregdetar po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.



