Fier, protestë kundër ‘Agimit të Artë’

59

qenteDhjetëra persona kanë protestuar sot në qytetin e Fierit, kundër thirrjeve antishqiptare të “Agimit të Artë” në Himarë. Protestuesit veshën dy qen me flamurin grek duke i mbajtur të lidhur me zinxhir, në shenjë proteste ndaj “Agimit të Artë” që zotohet të “çlirojë” Himarën. Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 10 persona, me pretendimin se protesta ka qenë e paligjshme.

Në 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, në varrin e tij përfaqësuesi i “Agimit të Artë” përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që siç tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë.

Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë ai quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”.

Ai vazhdoi duke thënë se “Është e shkruar që gratë e Himarës të lindin heronj dhe që kjo tokë të pranojë në gjirin e vet trima. Si njerëz na vjen shume keq për humbjen e një djali të ri, ndërsa si grekë mbajmë thellë në zemër kujtimin e tij. Keqbërësit që i morën jetën, nuk do munden të dëmtojnë emrin e tij që do mbetet i pavdekshëm. Ai humbi jetën e tij për të fituar lavdinë e përjetshme”.

Në përfundim përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “Agimi i artë nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e çlirimit. Rroftë kombi!”