Janë male të bukura, por për fat të keq, janë ende skena tragjedish të mëdha për shkak të pajisjeve për ngjitje jo gjithmonë të mira dhe terrenit tejet të vështirë. Një nga incidentet e para të mëdha në të cilin humbën jetën 5 alpinistë, ndodhi më 28 gusht 1905 në të përpjetën e malit, Kangchenjunga, i treti më i lartë në botë. Everesti mban rekordin e trishtë për numrin e viktimave gjatë ngjitjes: së paku 216 midis 1922 dhe 2009. Në çdo rast, malet më të rrezikshme në botë, duket se janë K2 dhe Annapurna sipas numrit të aksidenteve në rritje.