Serbët bllokojnë rrugët në veri të Kosovës

59

bllokimi_rruges_veriSerbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës, që e kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicës – Leposaviq, kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve të tjera në këtë pjesë të Kosovës, nëse personave të arrestuar Sllobodan Repiq dhe Zharko Veselinoviq, nuk u mundësohet që të mbrohen në liri, njoftojnë mediat serbe.

Rruga në fshatin Rudar edhe mëtutje mbetet e bllokuar.

Pjesëtarët e misionit EULEX dhe të policisë së Kosovës  kanë arrestuar të hënën në Rudar, Sllobodan Repiq, për plagosjen e një shtetasi serb që punonte në Zyrën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në Dhjetor të vitit 2012, dhe Zharko Veselinoviq, për shkak të armëmbajtjes pa leje.

Këto arrestime kanë sjellë edhe sulme ndaj misionit të EULEX në veri të Kosovës. Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës tha se grupe personash të panjohur, sulmuan gjatë natës një makinë të Misionit të EULEX-it në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe.  Ky ishte sulmi i dytë në ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në veri.

Njëri nga të arrestuarit është Zharko Veselinoviç, vëllai i Zvonko Veselinoviçit, i njohur si një nga organizatorët e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës dhe për lidhjet e tij të dyshimta me krimin e  organizuar.

Autoritetet serbe ndërkohë u bënë thirrje qytetarëve serbë në veri të shmangin çdo veprim të dhunshëm, ndërsa kritikuan EULEX-in për urdhër arreste të fshehta kundër serbëve, një pohim i hedhur poshtë nga zyrtarët evropian.