Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë, në Gjirokastër. Një automjet tip fiat me targa greke ZHI 7934 , ka shpërthyer në afërsi te fshatit Mashkullorë ne aksin Gjirokastër-Tepelenë, pasi është përplasur me një bordure anësore te rrugës.
Makina pas përplasjes ka shpërthyer në flakë ku kanë humbur jetën 3 persona, që ndodheshin në të.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk është bërë akoma i ditur identiteti i personave.


