Gjatë ditës së sotme, Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan procedimin e nisur rreth 4 muaj më parë duke arrestuar shtetasin Ylber Xhaferr Huqi dhe shpallur një tjetër në kërkim policor si bashkëpunëtor i dyshuar.
Në kuadër të këtij operacioni policor, i realizuar me pjesëmarrje dhe koordinim të strukturave të Krimit Ekonomik – Financiar, Sektori i Operacioneve Specialedhe nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sekuestrimin e një baze falsifikimi të dokumentave zyrtare.
Operacioni u realizua në afërsi të zonës së Xhamllikut në Tiranë, rreth orës 14.00, ku u bë dhe ekezekutimi i masës së sigurisë arrest në burg dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin e Ylber Huqi, për konsumim të veprës penale të fallsifikimit të dokumentavee vulave, e kryer më shumë se një herë”.
Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së këtij shtetasi në aktivitetin e fallsifikimit të dokumentave zyrtare si : Vula të ndryshme Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor, vula të ndryshme të Komunave Paskuqan, Kryeevidh etj).
“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme të Dëftesave të shkollave të mesme të ndryshme të falsifikuara, një sasi e konderueshme të Vërtetimeve të Hyrje – dalje të Doganës së Durrësit, një sërë certifikatash të zyrave të ndryshme të gjëndjes civile, karta identiteti të dyshuar të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme të lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve ; formular të paplotësuar të vërtetimeve të ndryshme të titullit të pronësisë, Vërtetime e formular të paplotësuar të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.Ndërkohë pas një kontrolli të banesës së tij e cila shërbente njëkohëshisht si bazë fallsifikimi të dokumentave zyrtare u sekuestrua edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike” deklaroi në një konferencë për mediat zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Ylber Huqit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të metejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.