Hoteli i mahnitshëm Water Discus, në Dubai është dizenjuar nga kompania polake, Deep Ocean Technology (DOT) me ndihmën e firmës zvicerane BIG InvestConsult AG. Hoteli përfshin dy disqe kryesore, njëri nën ujë dhe njëri mbi ujë. Disku lidhet me 5 këmbë me një kolonë qendrore në mes, e cila ka dhe ashensorin. Hoteli arrin deri 10 m nën ujë dhe ka 21 dhoma duke përfshirë edhe suitën. Çdo dhomë është planifikuar që të ketë sa më shumë pamje nga thellësia e detit e mbushur me korale./stumbelupon/