“Kemi pranuar 400 projekte, 30 për qind më shumë se vitin e kaluar… kemi tentuar ta arrijmë një baraspeshë në mes filmbërësve të njohur dhe talenteve të reja”, ka deklaruar Vanja Kalidjercic, Kryesuesja e Paris Projects. Filmi i ardhshëm i metrazhit të gjatë i fitueses kosovare të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, Sundance Film Festival, do të quhet “Martesa” dhe flet për një trekëndësh në mes dy shokëve dhe të fejuarës së njërit prej tyre. Treshen e filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës do ta luajnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu./koha ditore/