Berisha nga Gjirokastra: -5 vite taksa për emigrantët

68

berisha beratPremtimi më i fundit elektoral nga kryeministri Berisha, -5 vite përjashtim nga taksat për cdo emigrant që do vijë të investojë në Shqipëri. Ky ka qenë zotimi i Kryeministrit Berisha për katër vitet e ardhshme, ndërsa celi fushatën elektorale në qarkun e Gjirokastrës. Nga qyeti i gurtë, Kryeministri ka premtuar gjithashtu ulje të madhe të TVSH për hotelerinë brenda një harku kohor shumë të shkurtër.

“Ne besojmë te liria juaj. Ne i japim mbështetje të madhe bizneseve, bujqësisë dhe mbi të gjitha punësimit. E tërë hoteleria do ketë ulje të madhe të TVSH në një kohë shumë të shkurtër. Emigrantëve shqiptarë kudo që janë i ftoj të vijnë në Shqipëri, të investojnë në Shqipëri 3 deri në 5 vjet pa asnjë taksë. Kthehuni vëllezër sillini kursimet në vendin tuaj”tha Kryeministri.

 E ndërsa rivali i tij politik rritjen e taksave për biznesin e vogël gjatë kohës së tij si Kryebashkiak ia faturoi qeverisë, Berisha i kujtoi Ramës protestat e punonjësve bashkiakë kur Kryeministri ndaloi me ligj rritjen e taksave për këtë biznes.

 “Sot pala tjetër deklaroi se nuk ka rritur taskat kur ishte në Bashki. Ai është në autobus, nesër do thotë se nuk ka bllokuar ligjet, pasnesër do thotë se grupi parlamentar s’ka votuar kundër buxhetit për restaurimin e Gjirokastrës, ndërtimit të rrugës, amnistisë për 100 vjetorin. E kanë gjetur zgjidhjen, çmë duhet mua se cfarë them unë, jam në autobus. Po atëherë, o i nderuar zotëri të cilës parti ishin ata që protestuan me uniformë ceremoniale te Kryeministria kur unë ndalova me ligj rritjen e taksave për biznesin e vogël. Shqipëtarët kanë memorie. 23 qershori po vjen dhe shqiptarët do votojnë për punësimin e tyre. Garantojmë 150 000 vende pune, qyetarët do votojnë për Gjirokastrën e turizmit, punësimit, mirëqënies dhe integrimit” u shpreh ai.