Rama: Berisha ngeli duke na kopjuar

58

rama-ne-konventeGjatë ditës së dytë të Konventës së Partisë Socialiste, lideri socialist Rama, ka theksuar se pala tjetër duke mos pasur program, s’bën gjë tjetër veçse i kopjon. Rama vlerësoi gjithashtu faktin se Programi i PS-së është programi më i detajuar që ekziston dhe se në ditët në vazhdim do të vihet në dispozicion për publikun edhe libri i programit.

Sot është dita e dytë e konventës zgjedhore, që i kushtohet e gjitha programit, programit më të detajuar që një forcë politike ka pasur në një ballafaqim zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar prandaj i ftoj qytetarët ta ndjekin shpalosjen e sintezës së programit tonë sepse vetë programi është i gjatë për t’u shtjelluar. Ndërkohë pa dyshim në ditët që do vijnë do t’i vëmë në dispozicion qytetarëve edhe librin e programit. Pala tjetër nuk ka programe por i kthehet vetvetes dhe bën shtesë pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh. Ndërsa ne kemi të qartë se çfarë do të bëjmë”, tha Rama.

Në lidhje me prononcimin se kush do të jetë Kryeministër në qeverinë e ardhshme, Rama ka reaguar duke thënë se Kryeministri zgjidhet sipas Kushtetutës dhe vullnetit të popullit.

Asnjë diversion mbi fjalime apo fjali të thënë mes entuziazmit të fushatës nuk funksionon, aleanca jonë është kompakte. PS është forca udhëheqëse e kësaj aleance në sintoni të plotë me LSI si pjesë e boshtit dhe mos kini as merakun më të vogël se kush do të jetë kryeministri pas fitores është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për t’u zgjidhur bazuar mbi çfarë thotë kushtetuta dhe vullneti i popullit, më vjen keq po nuk kemi ç’të shtojmë edhe pse tani Saliu ka mbetur pas ngjalave dhe i duhet të shkojë kudo ku sheh mundësi për të peshkuar dhe po peshkon në tokë të thatë”, vlerësoi Rama./al.bl/