Teksa ditën e sotme po zhvillohet shërbimi jubilar i falënderimeve të Mbretëreshës, tre ushtarëve u ka rënë të fikët teksa qëndronin në roje jashtë Katedrales së Shën Palit.
Incidenti ndodhi pak para se Princi Charles, i cili përfaqëson zyrtarisht Mbretëreshën sot, të mbërrinte në katedrale për ceremoninë speciale për të nisur festimet e Jubileut të Platinit të Madhërisë së Saj.
Ata që ishin në detyrë ruajtën profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e tyre, ndërsa tre ushtarët u ndihmuan të ngriheshin në këmbë.
Me temperaturat prej rreth 20 gradë Celsius sot në Londër, qëndrimi për orë të tëra në vapë dhe uniforma të plota ushtarake, shkaktoi ndikimin e rojeve, të dy nga regjimente të ndryshme, të cilët u inspektuan dhe u kontrolluan.
Sipas Dailymali, ushtari i pare, një anëtar i Regjimentit të RAF, u largua nga Shën Pali për t’u rikuperuar nga dy ushtarë të tjerë, ndërsa i dyti një anëtar i artilerisë mbretërore kanadeze, vazhdoi të rrinte roje në shkallët e Katedrales.
Ndërkohë, ushtari i tretë, një anëtar i rojes së Mbretëreshës, iu desh të mbështetej në një mur përpara se të dërgohej te një ndihmës mjek.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Harry dhe Meghan kanë udhëhequr mbërritjet në Katedralen e Shën Palit, pasi u bashkuan me qindra politikanë dhe personalitete në mbështetje të Mbretëreshës dhe familjes së gjerë mbretërore.