Bota ka nevojë për një zgjidhje globale, të ngjashme me atë pas Luftës së Dytë Botërore, për të mbrojtur vendet në përballje me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, thanë udhëheqësit botërorë në një letër të përbashkët të bërë publike ditën e sotme.
Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Kryeministri Edi Rama duke firmosur traktatin për të qenë të bashkuar në luftën kundër COVID-19 si dhe pandemive të tjera që mund të kërcënojnë botën.
Kryeministri britanik Boris Johnson, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe më shumë se 20 liderë të tjerë mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama thonë se Covid ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Letra erdhi pas një takimi të ministrave të shëndetësisë të G7 të hënën, duke theksuar se pandemia kishte qenë “një kujtesë e zymtë dhe e dhimbshme se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.
Ata janë bashkuar në thirrjen për një zgjidhje të re globale për të ndihmuar botën të përgatitet për pandemitë e ardhshme.
24 udhëheqësit argumentojnë se një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkufitar.
Një traktat i ri do të ndihmonte në krijimin e sistemeve më të mira për parandalimin e pandemive të mundshme, ndërsa përmirëson ndarjen e të dhënave, shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse personale.
Shtetet e organizatat firmëtare janë:
Chile, Kosta Rica, Trinidad dhe Tobago, Kenia, Ruanda, Senegal, Afrika e Jugut, Shqipëria, Këshilli Evropian, Francë, Gjermani, Greqi, Hollandë, Norvegji, Portugali, Rumaniau, Serbi, Spanjë, Ukrain, Mbretëri e Bashkuar, Tunizi, Indonezi, Fiji, Kore, OBSH.
*Xhevair Shpataraku