Çfarë u duhet të prekurve nga tërmeti

80

Nga Genc Baki (qe jeton ne Japoni)

Do te doja te ndaj disa mendime rreth ndihmes qe u duhet te prekurve nga termeti gjate kesaj kohe qe nuk kthehen dot ne shtepite e tyre, keto jane bazuar mbi eksperiencen personale gjate termetit te fuqishem ne Japoni ne Mars 2011. Per miq e shoke ne Shqiperi, shperndajeni me gjere ne se ju duket e arsyeshme. Per miq e shoke ne Japoni, kontriboni edhe ju me informacion bazuar mbi eksperiencen Japoneze.

Situata pas termeteve kalon ne disa faza dhe nevojat e atyre te prekur gradualisht ndryshojne keshtu qe duhet qe ndihma qe u jepet te perkoje me ate cfare ata kane nevoje dhe jo me cfare duam ne te japim.

Nevoja e pare eshte per krevate, ushqime, veshje te ngrohta dhe veshje dimri e shiu si xhupa, cizme, kaperdina, dorashka, kapuce. Edhe batanije, sa me shume batanije.

Kane gjithashtu nevoje per uje dhe ushqime. Me e mira eshte te dergohen shishe uji te mbyllura dhe ushqime te thata qe rrojne disa dite si biskota dhe cereale. Femijeve u duhet qumesht. Uje dhe qumesht!

Atyre u duhen karikues telefonash, elektrike dore apo llampa balli si edhe batteri. Karikuesit dhe kabllot USB ishin nga artikujt me te kerkuar nga te prekurit nga termeti ne Japoni. Radiot me batteri jane shume te nevojshme qe ata te marrin lajmet me te fundit zyrtare dhe jo te rrine ne meshiren e internetit qe nuk eshte gjithmone i sakte.

U duhen gjeneratore ekektrike me benzine si edhe benzine per gjeneratoret.

Me te dobtit jane femijet, grate shtatzena, te semurit dhe pleqte. Por sidomos femijet, duhet qe ata te kthehen ne “normalitet” sa me pare. Me e mira eshte qe femijet te vazhdojne shkollen dhe edhe te kene mundesi te luajne. Do ishte mire qe femijet te qendrojne ne familjet e kushove apo shokeve qe te kene mundesi te flene mire, te jene ngrohte dhe te kene vend ku te bejne mesimet. Ata duhet te kthehen ne shkolle sa me pare, qe te henen po qe e mundur.

Vullnetaret duhet te shkojne te organizuar dhe te kene ku te flene e ku te hane dhe te mos shkojne kuturu, ndryshe do u futen ne pjese atyre qe kane nevoje dhe do shtojne barren pushtetit lokal qe duhet te mendoj edhe per ta tani. Vullnetaret mund te jene ditore, te shkojne ne mengjes e te kthehen ne darke, ose te marrin cadrat e tyre te vetat per te fjetur naten.

Kane nevoje per ilace. Ka shume mundesi qe ilacet tu kene mbetur ne germadha. Sidomos ata me semundje kronike si me tension apo me zemer apo diabet.

Ata mund te kene nevoje per te holla xhepi, per te blere ndonje ushqim apo bilete autobuzi a taksi pasi portofolat apo leke mund tiu kene mbetur ne germadha. Nuk kane nevoje per shuma te medha lekesh tani, edhe 1 milion dollare po te kene shtepine nuk e rindertojne dot brenda nates, financa vjen pak me vone. Kane nevoje te levizin, te shkojne ne spital apo zyra shteti keshtu qe vullnetare taksixhinj apo me furgona jane te nevojshem.

Per sa i perket ndihmes financiare, dhuruesit duhet te dhurojne vetem ne llogari bankare zyrtare qe media kryesore transmeton ose tek Kryqi Kuq apo Gjysem Hena e Kuqe. Do dalin matrapaze e mashtrues tiu thone qe ata po punojne per te prekurit por mos u besoni te gjitheve. Ruani veten por edhe te prekurit nga mashtruesit dhe sigurohuni qe ndihma qe jepet arrin aty ku duhet.

Jo te gjithe mund te vijme e te ndihmojme por dijeni qe nuk jeni vetem. Ngjarje te tilla na afrojne me shume me njeri tjetrin dhe na bejne me te forte si komb.

Me dhimbje dhe shume dashuri,
Genci