“Masat e marra për të garantuar sigurinë në plazhe nuk janë ende ato që kërkohen nga ligji. Ne shumë plazhe nuk janë plotësuar masat që kanë të bëjnë me sigurinë në plazhe”, ka deklaruar Lleshaj.
Sa i përket hyrje daljeve, ministri tha se ato kanë pësuar rritje, “ashtu siç ka pasur rritje edhe efektiviteti i policisë së shtetit për emigracionin e paligjshëm” u shpreh Llesha.
“Kanë pësuar rritje me shifrën 8.7 % , një rritje kjo e konsiderueshme duke marrë parasysh dhe protestat që ndikojnë në besimin dhe sigurinë e turistëve”, ka deklaruar ministri Sandër Lleshaj.
Lleshaj ishte i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prefekti i qarkut, Flamur Mamaj.