PE i kvrkon Hungaria të ekstradojë Gruevskin në Maqedoni

80

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/Parlamenti Europian miratoi sot dy amendamente përmes së cilëve i kërkohet Hungarisë të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni.

Grupi i Socialdemokratëve dhe “Të gjelbërve” para disa ditësh dorëzuan amendament për këtë temë, ndërsa kishte dyshime se ai i “Të gjelbërve” nuk do të kalojë për shkak të fjalorit të mprehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Ndërsa eurodeputetët sot refuzuan amendamentet greke, të cilët kërkonin që të fshihet fjala “maqedonase” nga raporti, si dhe amendamentin e eurodeputetes greke e cila kërkonte në rezolutën për Maqedonin të përfshihet edhe dalja e ulët në referendum, shkruan alsat.mk.