Behgjet Pacolli: “Kam kërkuar nga pala shqiptare të mos rrijë duarkryq dhe të shikojë çfarë po ndodh këndej. Por pala shqiptare duhet të jetë pjesë e synimit tonë, synim kemi dialogun me Serbinë dhe: ose në publik, ose pas kurrizit, të jenë aty.
Nëse mundet Bashkimi Europian dhe SHBA të jenë aty, pse të mos jetë edhe Shqipëria? Shqipëria mund të japë një kontribut jashtëzakonisht të madh.
Kemi biseduar për integrimet rajonale, inciativa të ndryshme europiane të Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim se ndihma, mbështetja e Shqipërisë është jashtëzakonisht e nevojshme.
Ne kemi misione të përbashkëta në tri pika: Milano, Mynih dhe Kopenhagen. Puna ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe ne mund ta përdorim si arsye për të vazhduar krijimin e përfaqësive të përbashkëta.
Aty ku Kosova nuk ka përfaqësi, ose nuk ka mundësi të hapë përfaqësinë e vet, të shfrytëzojë infrastrukturën e Shqipërisë dhe aty ku Kosova do ketë mundësi të hapë përfaqësitë e reja, të jetë prezente edhe delegacioni shqiptar.
Për këtë nuk ka asnjë dilemë: ne jemi akorduar dhe do bashkëpunojmë. Nga sot ju them se do kemi trupë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila do koordinojë punët me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Por, jo vetëm punët e këtyre dy ministrive. Unë besoj edhe qeverive tona.”