FOTO E RRALLË/ Shqiptarët që po ndihmojnë vendin e tyre (1915)

62

Nga Roland Qafoku
Kjo është një foto e gjetur në arkivat e Libray of Congress në SHBA dhe publikohet pwr herw tw parw. Është një dëshmi e rrallë jo vetëm historike por edhe socialpsikologjike e shqiptarit të pas Shpalljes së Pavarësisë dhe të Luftës së Parë Botërore. Në foton e shkrepur nga një amerikan, është fiksuar një mesoburrë që merr shenjë me armë ndanë një peme. Por njëkohësisht nuk e prish pozicionin ulur, tipik një dembel ottoman. Nuk kuptohet madje se vërtetë ka marrë shenjë dikë për ta vrarë apo po bën stërvitje. E rëndësishme për të është se pushka që ka është prej vërteti. Dhe siç thoshte Edith Durham: Të dalësh këtu në rrugë pa armë dhe të ankohesh se të vranë, është si të dalësh në rrugë pa çadër në Angli dhe të ankohesh pse u lage nga shiu.