Esmeralda Cicani dhe dy fëmijët e saj të rinj humbën jetën në gjumë si pasojë e asfiksisë nga flakët e fuqishme të zjarrit që ra në banesën e tyre në katin e parë të një pallati dy katesh pranë Liceut.
Kryefamiljari Aleksandër Cicani është i vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi, jo për faktin se mundi të dalë gjallë prej zjarrit. Puna si roje nate i ka shpëtuar jetën 60-vjçarit, pasi në momentin e “pushtimit” të banesës nga flakët ai nuk ka qenë në shtëpi. E megjithatë, Aleksandrit i duhet të përballojë dhimbjen për humbjen e të dashurve të tij.
Policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës bënë të mundur neutralizimin e flakëve, por ende mbetet e pazbardhur se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesë.