Operacioni antidrogë që po zhvillohet sot në Lazarat nga Policia e Shtetit, ka gjetur mbështetjen e kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Meta, ndërkohë asnjë prononcim nuk ka nga opozita deri më tani.
Këtë shqetësim ka shprehur Edi Rama në faqen e tij zyrtare në facebook, ku shkruan:
“Pse s’flet PD-ja, dhe e mbështet a jo Policinë e Shtetit përballë atyre që qëllojnë me armë ne Lazarat”, ka deklaruar Rama.



