Pika të forta diskutimi janë trajtimi i ngjarjeve dhe situatave të grevës së urisë që po zhvillojnë të larguarit nga administrata. Ndërkohë që, në rendin e ditës të seancës plenare janë për shqyrtim 7 pika.
Si projektligj “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” të ndryshuar”.
Ka debate të shumta edhe pse është vetëm fillimi i seancës plenare.
Halimi: Dhuna ndaj Strazimirit jo rastësore, duan t’i mbyllin gojën opozitës
“Ngjarja e rëndë nuk është episod i rastit. U godit sekretari i grupit parlamentar të opozitës se i thotë në sy Edi Ramës të vërtetat lidhur me narkotrafikun. Skenar i përgatitur për t’i mbyllur gojën opozitës. Rama është urdhërues dhe përgjegjës për këtë sulm.”Ndërkohë që në rendin e ditës të seancës plenare janë për shqyrtim 7 pika. Si projektligj “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”, projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” të ndryshuar”.
Topalli: Po zbatohet platformë dhune ndaj opozitës
Gjatë fjalës së saj deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit u shpreh se, dita e rënies së avionit në Divjakë , shënoi një kthesë të madhe ndërsa shtoi se është duke u zbatuar një platformë dhune ndaj opozitës.
Balla: Politikani i konfliktit u largua përfundimisht
Në këtë moment të rëndësishëm në kuadër të vendimmarrjes historike për marrjen e statusit të vendit kandidat opozita është duke prishur gjithçka.
Sulmet me urdhër kundër deputetëve kanë marrë fund në 23 qershor. Modeli juaj ka mbaruar sepse “politikani i konfliktit” u largua përfundimisht.
Ndërkohë kryeparlamentari, Ilir Meta duke parë debatet e zjarrta mes palëve teksa marrin të drejtën e fjalës për t’u kundërpërgjigjur nga foltorja e Kuvendit, ka vendosur të japë 5 minuta pushim për të qetësuar gjakrat mes palëve të tensionuara.
Meta : Bëjmë 5 min. pushim sepse kjo gjuhë që po përdoret nuk na çon larg.