Meta-Haradinaj: Zgjedhjet e 8 qershorit do dëshmojnë progresin e Kosovës

55

meta-haradinajKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi të premten me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se zgjedhjet e 8 qershorit janë një mundësi e shkëlqyer për të demonstruar bindshëm progresin që Kosova ka shënuar gjer tani
Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, kryetari Meta vlerësoi rolin e Haradinajt në ushtrimin e detyrës si kryeministër i Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 8 qershor në Kosovë, janë një mundësi e shkëlqyer për të demonstruar bindshëm progresin që Kosova ka shënuar gjer tani, por në mënyrë të veçantë, progresin që e pret për të ardhmen përmes zgjedhjeve të standardeve europiane”, vlerësoi kryetari i Kuvendit.
Meta uroi gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë zgjedhje shembullore, ndërsa shtoi se ato do të jenë baza e sigurt për një të ardhme të shkëlqyer për të gjithë qytetarët kosovarë dhe një nxitje e fuqishme për një bashkëpunim më të suksesshëm midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti në Kuvend, Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj Foto Albert Myftaraj..Duke e vlerësuar “të çmuar” takimin me kryeparlamentarin Meta, kreu i AAK-së, u shpreh se sa herë vjen në Tiranë kupton më shumë “për dinamikat ndërshqiptare”.
“Edhe sot ishte një takim i çmuar. U bisedua për gjërat që na presin në të ardhmen. Ju faleminderit për kujdesin dhe për të gjithë shpjegimet për proceset që presin Shqipërinë dhe Kosovën në të ardhmen”, tha Ramush Haradinaj, pas takimit me z. Meta.