Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Yonhap, polumbari ishte një anëtar veteran në Marinën Koreano-jugore, i specializuar në inxhinierinë marine dhe punën e shpëtimit. Sipas kolegëve të tij, ai ka humbur ndjenjat në thellësinë e 25 metrave, vetëm 5 minuta pasi kishin nisur kërkimet mëngjesin e kësaj të marte.
Kryeministri i Koresë së Jugut, Chun Hong-on ka urdhëruar zyrtarët e qeverisë që të mbikëqyrin nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit si dhe të kontrollojnë kushtet shëndetësore të polumbarëve. Ndërkaq moti i keq dhe rrymat e shpejta kanë penguar punën e polumbarëve brenda ambjenteve të tragetit të zhytur ndërsa kërkimet janë përqëndruar në katin e tretë të tragetit, ku ndodhen dhoma të kyçura si dhe në ambjentet e restorantit.
Deri më tani zyrtarisht numri i viktimave nga tragjedia e 16 prillit ku anija me 476 pasagjerë në bord u mbyt, ka arritur në 262 ndërsa ende rezultojnë të zhdukur 40 persona.