Rreth orës 3.45 minuta të 27 marsit gardianët shtyjnë Karelin në dhomën e torturës dhe më pas 2 orë e 45 minutash e nxjerrim jashtë pothuajse lakuriq dhe të torturuar e fusin në qelinë ku është lënë të vdesë.
Mediat greke e quajnë një “Abu Ghraib” në Greqi. (Burgu në qendër të Irakut ku mori emër për shkak të torturave që i bëheshin të burgosurve nga ushtarë amerikanë)
Ndërkohë gjashtë prej tetë gardianëve të burgut të Nigritas, që akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen, e Ilia Karelit, janë dërguar në qeli, pas deponimeve në hetuesi, që kanë zgjatur nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë të martën.
Dy gradianë të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë. Të pandehurit që implikohen në torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit janë gjithësej 15. Shtatë të tjerët janë thirrur për t’u paraqitur sot në hetuesi. Por sipas avokatëve të tyre, ata do të paraqiten sot vetëm për të marrë dosjet e akuzës dhe do të kërkojnë disa ditë afat që të përgatitin deponimet e tyre.