Aktivistët pro-rusë, të cilët kishin hyrë të dielën në ndërtesë, u larguan në mesnatë pas negociatave dhe mbërritjes në vend të ministrit të Brendshëm, Arsen Avakov. Por situata vazhdoi të ishte e tendosur edhe gjatë ditës së djeshme, me më shumë se një mijë manifestues të mbledhur në shesh.
”Dje në mbrëmje, manifestuesit pro-rusë hodhën bomba molotov në ndërtesën e administratës lokale duke i vënë zjarrin dy zyrave”, sipas zyrtarëve të ministrisë.
”Pas këtyre incidenteve forcat e sigurisë ndërmorën një operacion anti-terrorist duke siguruar plotësisht ndërtesën e administratës lokale dhe rreth 70 persona u arrestuan, për separatizëm dhe trazira”, sipas këtyre burimeve.