Në një deklaratë për shtyp, PD akuzon ministrin Tahiri, se sulmon gjykatat për dështimin e tij me rendin.
“Ministri më i dështuar i qeverisë së mashtrimeve dhe dështimeve është njëkohësisht edhe më qesharaku dhe absurdi”, thekson PD në deklaratën për mediat ndërsa shton se “ai ka zgjedhur të sulmojë gjykatat e vendit për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin”.
Sipas selisë blu, Ministri i brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën kundër krimit.
“Tahiri të zbardhë lidhjen e dyshuar me ndonjë kryebandit të vendit dhe disa ekzekutime mafioze për të cilat nuk është përgjigjur akoma publikisht. Ministri i dështuar të ndalë emërimet e narkotrafikantëve dhe personave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit”, thekson PD.