Po kështu dyshohet se 34 vjeçari është pjesë e grupit të xhihadistëve, që rekrutonte shtetas shqiptarë për t’i dërguar për luftë në Siri
Nika, biznesmen i kromit në Bulqizë së bashku me mikun e tij u ekzekutuan në një atentat mafioz që ndodhi mbrëmë pas mesnate në vendin e quajtur Ura e Tapizës në Fushë Krujë.
Policia e Durrësit përmes një deklarate për shtyp bëri të ditur sot paradite se viktimat janë ekzekutuar me automatik model 56 dhe në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja të kësaj arme.
Atentati
Shënjestra e atentatit ka qenë Gjini Nika 34 vjeç si dhe Fabio Xhunga, 33 vjeç është banues në Kamëz. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndërsa dy viktimat udhëtonin nga Tirana drejt Fushë Krujës me një motor në pronësi të Fabio Xhungës.
Biznesmeni i kromit Gjin Nikaj nuk është një emër i panjohur edhe për drejtësinë. Ai është vënë në pranga më 20 Janar 2014 pasi në ngarkim të tij kishte një vendim të gjykatës së Apelit që e dënonte në mungesë si autor i vrasjes së Qerim Markut, ngjarje kjo e ndodhur në Dibër më 2 shtator të vitit 2013.