Ekskluzive/Ja detajet telefonike të Turqisë se si do sulmonte SHIISH-in në Siri

69

shteti islamik ne siriNjë prej profileve në facebook të shqiptarëve që luftojnë në Siri ka publikuar të përkëthyer në shqip bisedat midis ministrit të jashtëm turk, Ahmet Davutollu dhe Shefit të Inteligjencës turke Hakan Fidan për një sulm ndaj shtetit të vetëshpallur musliman. Ky shtet i cili ka nisur të funksionojë prej 8 vitesh, përfshin territore të Sirisë dhe Irakut.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogani e ka ndaluar YouTuben e cila ka ndodhur pas një bisede që ka rrjedh mes Shefit të Inteligjencës turke Hakan Fidanit dhe ministrit të jashtëm turk, Ahmet Davutollu se ai donte ta heq video-ndarjen nga faqja e internetit.

Rrjedhin detaje telefonike se Erdogani mendon për një sulm ndaj Sirisë ” i cili duhet të shihet si një mundësi për ne [Turqinë]”.

Në bisedë, shefi i inteligjencës Fidani thotë se ai do ti dërgojë katër burra nga Siria për ta sulmuar Turqinë që të “bëhet një shkak për luftë”.

Zëvendës Shefi i Shtabit gjenerali i përgjithshëm Yaşar Güler përgjigjet se veprimet e parashikuara të Fidanit janë “një shkak i drejtpërdrejtë i luftës … atë çfarë ju doni ta bëni është një shkak i drejtpërdrejtë i luftës”.

Ministria e jashtme e Turqisë tha se incizimi i rrjedhur i zyrtarëve të lartë që e diskutojnë operacionin në Siri ishte “pjesërisht i manipuluar” dhe është një “sulm fatkeq” për sigurinë kombëtare.

Në videon e rrjedhur, Fidani diskuton me Davutollu, Gylerin dhe zyrtarë të tjerë për një operacion të mundshëm brenda Sirisë për ta siguruar varrin e Sulejman Shahut, gjyshit të themeluesit të perandorisë Osmane.

Transkripti i plotë:

Ahmet Davutolugu:

“Kryeministri tha se në konjukturën aktuale, ky sulm (në varrin e Suleiman Shahit) duhet të shihet si një mundësi për ne.”

Hakan Fidani:

“Unë do ti dërgoj 4 burra nga Siria, nëse kjo është ajo që duhet. Unë do ta bëj një shkak për luftë, duke e urdhëruar një sulm me raketa mbi Turqinë; ne gjithashtu mund ta përgatisim një sulm në varrin e Suleiman Shahit nëse është e nevojshme.”

Feridun Sinirlioglu:

“Siguria jonë kombëtare është bërë një politikë e lirë e zakonshme e brendshme.”

Yaşar Güler:

“Ky është një shkak i drejtpërdrejtë i luftës. Unë mendoj, çfarë do të bëni është një shkak i drejtpërdrejtë i luftës.”

SEANCA E PARË:

Ahmet Davutollu: Unë nuk mund plotësisht ta kuptoj një gjë tjetër, pikërisht atë që e bën ministri i jonë i jashtëm që supozohet ta bëje? Jo, unë nuk jam duke folur për atë gjë. Ka gjëra të tjera që supozoj që është dashtë ti bëjmë. Nëse vendosim për këtë, duhet ti njoftojmë Kombet e Bashkuara, Konsullatën në Stamboll të regjimit sirian, a është ashtu?

Feridun Sinirlioglu: Por në qoftë se ne vendosim për një operacion atje brenda, duhet ta krijojmë një efekt tronditës. Unë mendoj, nëse do të bëjmë ashtu. Unë nuk e di se çka do të bëjmë, por pavarësisht nga ajo që do të vendosim, unë nuk mendoj se kjo do të ishte e përshtatshme për ta njoftuar dikë paraprakisht.

Ahmet Davutollu: OK, por ne duhet të përgatitemi disi. Për t’iu shmangur ndonjë mangësie në lidhje me ligjin ndërkombëtar. Unë vetëm sapo e kuptova, kur unë isha duke folur me presidentin Abdullah Gul, se nëse tanket turke hyjnë atje, kjo do të thotë se ne jemi atje brenda në çdo rast, a është ashtu?

Yaşar Güler: Kjo do të thotë që ne jemi brenda, po.

Ahmet Davutollu: Po, por ka dallim në mes të hyrjes brenda me avion dhe të hymë brenda me tanke…

SEANCA E DYTË:

Yaşar Güler: Ndoshta ne mund ti themi konsullatës të përgjithshme siriane që, SHIISH-i aktualisht është duke punuar së bashku me regjimin, dhe ai vend është tokë turke. Ne duhet patjetër…

Ahmet Davutollu: Por ne tashmë e kemi thënë atë, ua kemi dërguar atyre disa shënime diplomatike.

Yaşar Güler: Për në Siri …

Feridun Sinirlioglu: Ajo është e vërtet.

Ahmet Davutollu: Po, ne ua kemi dërguar atyre hera të panumërta. Prandaj, unë do të doja të di se çfarë pret shefi i ynë i shtabit nga ministria jonë.

Yaşar Güler: Ndoshta qëllimi i tij ishte për të thënë se, unë vërtetë nuk e di, ai u takua me z Fidanin.

Hakan Fidan: Mirë pra, ai e përmend atë pjesë, por ne nuk kemi shkuar në çdo hollësi të mëtejshme.

Yaşar Güler: Ndoshta kjo ishte ajo që ai do të thoshte… Një shënim diplomatik në Siri?

Hakan Fidan: Ndoshta Ministria e Jashtme është e caktuar me koordinim…

SEANCA E TRETË:

Ahmet Davutollu: Unë mendoj, se mund ta koordinojë diplomacinë, por lufta civile, ushtarake …

Feridun Sinirlioglu: Kjo është ajo që unë të thashë atje. Për një gjë, situata është e ndryshme. Një operacion në SHIISH-in ka bazë solide në të drejtën ndërkombëtare. Ne do ta portretizojmë se ai është Al-Kaida, nuk ka shqetësime atje, nëse kjo është një çështje në lidhje me Al-Kaidën. Dhe në qoftë se vije për ta mbrojtur Varrin e Suleiman Shah, ajo është një çështje e mbrojtjes të tokës sonë.

Yaşar Güler: Ne nuk kemi ndonjë problem me atë.

Hakan Fidan: Së dyti, pasi kjo të ndodh, do të shkaktojë një tronditje të madhe të brendshme (disa ngjarje të bombardimeve janë të lidhura për të ndodhur brenda). Kufiri nuk është nën kontroll…

Feridun Sinirlioglu: Unë mendoj, po, bombardimet sigurisht do të ndodhin. Por e kujtoj bisedën tonë 3 vite më parë…

Yaşar Güler: z Fidani duhet të marrë urgjentisht përforcime dhe ne duhet ti ndihmojmë atij që ti furnizoj me armë dhe municion rebelët. Ne duhet të flasim me ministrin. Ministri i Brendshëm i ynë, ministri ynë i Mbrojtjes. Ne duhet të flasim për këtë dhe duhet ta arrijmë një rezolutë zotëri.

Ahmet Davutollu: Si arritëm që forcat speciale ti vejmë në veprim kur ishte një kërcënim në pjesën veriore të Irakut? Na është dashtë ta bëjmë këtë atje, gjithashtu. Na është dashtë ti trajnojmë ata njerëz. Na është dashtë të dërgojmë njerëz. Gjithsesi, ne nuk mund ta bëjmë këtë, ne mund ta bëjmë atë vetëm çfarë diplomacia …

Feridun Sinirlioglu: Ju thashë atëherë, për hir të Zotit, gjeneral, ju e dini se si kemi arritur për ti futur ato tanke atje brenda, ti ishe aty.

Yaşar Güler: Çka, e ke për qëllim me gjërat tona?

Feridun Sinirlioglu: Po, si mendon se ne kemi arritur ti mbledhim tanket tona në Irak? Si? Si arritëm që ti fusim forcat speciale, batalionet? Unë kam qenë i përfshirë në këtë. Më lejoni të jem i qartë, nuk ka pasur asnjë vendim i qeverisë në këtë, ne e kemi arritur atë vetëm me një urdhër të vetëm.

SEANCA E KATËRT:

Yaşar Güler: E pra, unë jam dakord me ju. Për një gjë, ne nuk jemi duke e diskutuar. Por ka gjëra të ndryshme që Siria mund ta bën tani.

Ahmet Davutollu: Gjeneral, arsyeja që ne jemi duke i thënë këtij operacion jo është për shkak se ne e dimë për kapacitetin e atyre burrave.

Yaşar Güler: Shikoni, zotëri, nuk është MKE (Korporata e Industrisë Mekanike dhe Kimike) nën urdhrat e ministrit? Zotëri, unë mendoj, Katari është duke kërkuar për të blerë municion me para në dorë. Para të gatshme. Pra, pse ata nuk e kryejnë këtë? Kjo është nën komandën e z ministrit.

Ahmet Davutollu: Por ka vend që ne nuk mund të veprojmë së bashku, ne nuk mund të koordinojmë.

Yaşar Güler: Më pas, kryeministri ynë mund ta thërrasë edhe ministrin e mbrojtjes dhe ministrin në të njëjtën kohë. Atëherë ai mund të bisedoj direkt me ta.

Ahmet Davutollu: Ne, z. Siniroğlu dhe unë, e kemi lutur kryeministrin për një takim privat, ne kemi thënë se gjërat nuk po duken aq të ndritshme.

SEANCA E PESTË:

Yaşar Güler: Po ashtu, ai nuk duhet të jetë një takim i mbushur me njerëz. Ti, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshëm dhe shefi ynë i Shtabit, katër prej jush janë të mjaftueshëm. Nuk ka nevojë për një turmë. Sepse, zotëri, nevoja kryesore atje është për armë dhe municion. As armë, kryesisht municion. Ne kemi folur në lidhje me këtë, zotëri. Le të themi se ne jemi duke e ndërtuar një ushtri atje poshtë, prej 1000 personave të fuqishëm. Nëse i fusim ata në atë luftë pa kursyerje të një minimumi me vlerë prej 6-muaj municioni, këta njerëz do të kthehen tek ne pas dy muajsh.

Ahmet Davutollu: Ata tashmë janë kthyer.

Yaşar Güler: Ata do të kthehen tek ne, zotëri.

Ahmet Davutollu: Ata janë kthyer nga … Çfarë ishte ajo? Çobanbey.

Yaşar Güler: Po, me të vërtetë, zotëri. Kjo çështje nuk mund të jetë vetëm një barrë mbi supet e z Fidanit siç është tani. Kjo është e papranueshme. Unë mendoj, ne nuk mund ta kuptojmë këtë. Pse?

SEANCA E GJASHTË:

Ahmet Davutollu: Atë mbrëmje ne e kemi arritur një rezolutë. Dhe mendova se gjërat janë duke marrë një kthesë për të mirën. Tonë…

Feridun Sinirlioglu: Ne e kemi lëshuar një rezolutë MGK (Këshilli i Sigurimit Kombëtar) një ditë me pas. Pastaj kemi biseduar me gjeneralin…

Ahmet Davutollu: Dhe forcat e tjera me të vërtetë e bëjnë një përcjellje të mirë në këtë dobësi tonën. Ju thoni se ju do ta kapni këtë vend, dhe se prania e atyre njerëzve atje e përbën një faktor rreziku. Tërhiqni ata prapa. Kapeni vendin. Përforcojeni atë dhe dërgoj trupat tuaj brenda përsëri.

Yaşar Güler: Pikërisht, zotëri. Ju keni plotësisht të drejtë.

Ahmet Davutollu: E drejt? Kjo është se si e kam interpretuar atë. Por pas evakuimit, kjo nuk është një domosdoshmëri ushtarake. Kjo është një gjë krejt tjetër.

SEANCA E SHTATË

Feridun Siniroğlu: Ka disa ndryshime serioze në gjeopolitikën globale dhe rajonale. Ajo tani mund të përhapet në vende të tjera. Ju e thatë vet sot, dhe të tjerët u pajtuan… Ne jeMi drejtuar për një lojë të ndryshme tani. Ne duhet të jem në gjendje për të parë atë. Ai SHIISH-i dhe të gjitha ato gjepura, të gjitha ato organizata janë jashtëzakonisht të hapura për manipulim. Duke pasur një rajon të përbërë nga organizata të kësaj natyre do të përbënë një rrezik vital të sigurisë për ne. Dhe kur ne së pari hymë në Irakun verior, gjithmonë ishte rreziku i PKK për hedhjen në erë të vendit. Nëse ne i konsiderojmë rreziqet dhe provojmë … Siç tha më parë gjenerali…

Yaşar Güler: Zotëri, kur ju ishit brenda një moment më parë, ne ishim duke e diskutuar vetëm atë. Haptazi. Unë mendoj, forcat e armatosura janë një “vegël” e nevojshme për ju në çdo hap.

Ahmet Davutollu: Natyrisht. Unë gjithmonë i them kryeministrit, në mungesë tuajën, të njëjtën gjë në zhargon akademike, ju nuk mund të qëndroni në ato toka pa pushtet të fortë. Pa pushtet të fortë, nuk mund të ketë pushtet të butë.

SKENA E TETË

Yaşar Güler: Zotëri.

Feridun Sinirlioglu: Siguria kombëtare është politizuar. Nuk mbaj mend asgjë si kjo në historinë politike turke. Ajo është bërë një çështje e politikës së brendshme. Të gjitha bisedimet që i kemi bërë për mbrojtjen e tokave tona, për sigurinë tonë kufitare, për tokat tona sovrane atje, ato janë bërë të gjitha si një, veshje e lirë që nuk përshtatet e politikës së brendshme.

Yaşar Güler: Pikërisht.

Feridun Siniroğlu: Kjo kurrë nuk ka ndodhur më parë. Për fat të keq por…

Yaşar Güler: Unë mendoj, se a të përkrah ndonjë nga partitë e opozitës në një pikë të tillë të lartë të sigurisë kombëtare? Zotëri, kjo është një ndjenjë e justifikueshme e sigurisë kombëtare?

Feridun Sinirlioglu: Unë nuk e mbaj në mend një periudhë të tillë.

SKENA E NËNTË:

Yaşar Güler: Në çfarë çështje mund të jemi të unifikuar, nëse nuk është çështja e sigurisë kombëtare e një rëndësie të tillë? Asnjë.

Ahmet Davutollu: Në vitin 2012, ne nuk e bëmë atë në 2011. Vetëm po të kishim marrë masa serioze në atë kohë, edhe në verë të vitit 2012.

Feridun Sinirlioglu: Ata ishin në nivelin më të ulët të tyre në vitin 2012.

Ahmet Davutollu: Brenda vendit, ata ishin ashtu si Libia. Kush vjen dhe shkon nga pushteti nuk është ndonjë rëndësi për ne. Por disa gjëra…

Yaşar Güler: Zotëri, për t’iu shmangur çdo konfuzioni, nevoja jonë në vitin 2011 ishte armët dhe municioni. Në 2012, 2013 dhe sot gjithashtu. Ne jemi në të njëjtën pikë të saktë. Ne kemi absolutisht nevojë për ta gjetur këtë dhe ta sigurojmë atë vend.

Ahmet Davutollu: Armët dhe municioni nuk janë një nevojë e madhe për atë vend. Sepse ne nuk patëm mundësi ta vejmë faktorin njeri në renditje…

http://www.youtube.com/watch?v=c-1GooSDëJ8