Javën tjetër kësti i parë për 545 ish-të përndjekur

66

edi rama 6Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka inauguruar sot institutin e ish-të përndjekurve politikë. Rama në fjalën e tij tha se, me vepra të tilla po i jepet fund hipokrizisë dhe abuzimit me këtë kategori. Ai më tej shtoi se, qeveria do të bëjë përpjekje për të bërë të mirën e mundshme për këtë shtresë.

“Ne jemi sot këtu me vetëdijen e plotë se problemi është shumë më i madh se mundësitë për ta zgjidhur atë menjëherë. Do bëjmë përpjekje për të bërë më të mirën e mundshme në një kohë të vështirë për vendin. Po i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit 20-vjeçar me ish-të përndjekurit, duke bashkëpunuar me ta me dorën në zemër, për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të keqtrajtimit të tyre moral, dhe pastaj hap pas hapi atë të moskompensimit material”, tha Rama.

Gjithashtu sot u bë e ditur se, javën e ardhshme qeveria do të shpërndaj këstin e par të kompensimit për 545 të përndjekur. Mësohet se, 180 të parët do të jenë të përndjekurit që janë në moshën mbi 85 vjeç. Ndërsa, 18 milionë dollarë është buxheti që qeveria ka akorduar këtë vit për të kompensuar ish-të përndjekurit.

“18 milionë dollarë vendosëm këtë vit. Nuk janë shumë, por ne edhe pse gjetëm një mal borxhesh të paditura më parë, ne kemi akorduar sasinë më të madhe të fondeve që një qeveri ka akorduar nga një qeveri jo në një vit elektoral. Unë nuk mund ta krahasoj fondin kur qeveria e shtoi me urgjencë kur vdiq i ndjeri Lirak. Në muajin mars, rreth 500 persona do të marrin këstin e parë. Ne evidentuam rreth 300 dosje problematike që nuk ishin plotësuar por harruar. Vazhdoj të them që për ne gjëja më e rëndësishme është që nga ky vit asnjë i përndjekur të mos thotë që, do vdes dhe nuk pashë kurrë dëmshpërblimin”, theksoi Kryeministri.

Ndërsa, Veliaj tha se, “do të donim që fondi të ishte më shumë, por është shumë më tepër se 10 milionë dollar që PD-ja vuri në 2008-ën, më shumë se 4 milionë dollarë në 2010-ën, dhe në vitet elektorale të PD-së, kur përpiqej të rikuperonte pozicionin pas grevës së ish-të përndjekurve”.