“Një analizë qe u krye Ministri Panariti në Lushnje në kuadër të ngritjes së një sistemi rajonal të vlerësimit të pesticideve në produktet bimore, rezulton negative, është një metodë screenig me rezultat të besueshëm”, tha për mediat nëndrejtori i ISUV, Ardian Xinxo gjatë një deklarate për mediat.
Prova në fjalë doli pasi u bë një prerje cezariane e kavies, në të cilën u injektua ekstrakti i kastravecit, dhe rezultoi se të gjitha organet e kavies ishin krejt normale, e cila u filmua dhe nga kamerat e pranishme. Në një prove të thjeshtë nëse ka pesticide, metale të rënda apo fitohormone, organet fryhen dhe ndryshojnë ngjyrë. Këtë analizë Ministri Panariti kërkoi ta kryejnë laboratorët në qarqe që nuk kanë aparaturat dhe gjithë kapacitetet që kërkon BE, të cilat janë të instaluara vetëm në ISUV.Analizat e mostrave të perimeve të freskëta rezultojnë negative, asnjë problem për konsumatorin 2
Ndërkohë Xinxo njoftoi dhe një rezultat të pjesshme të analizave që po kryen mbi mostrat e marra nga AKU në gjithë fermat dhe serat e mëdha të vendit pas një urdhëri të dhënë nga Ministri Panariti disa ditë më parë. Xinxo njoftoi se referuar analizave të bëra kryesisht mbi mostrat e sjella nga Durrësi e Fieri, (bëhet fjalë për domate, kastraveca, sallatë, mollë, kungull) rezulton se deri tani janë të gjitha nën normën e lejuar nga BE.
Të gjitha këto mostra analizohen njëkohësisht për 452 pesticide të ndryshme. Norma e lejuar nga BE është nga 0.01-1 mlg mbetje per kg. Aktualisht grafiku tregon se të gjitha analizat për 452 pesticide janë nën këtë normë të lejuar, pra plotësisht të sigurta për konsumatorin shqiptar. Rezultatet finale të mostrave që tashmë janë futur në proces analizimi dalin gjatë javës që vjen tha z. Xinxo.
Ndërkohë analizat vazhdojnë dhe për mostra të sjella nga AKU, pasi është një proces i pandërprerë gjatë gjithë vitit. Duke u treguar mediave dhe gjithë procesin e analizave ku cdo rezultat monitorohet nga Komuniteti Europian përmes gjithë raportimeve që bën ky institut, Xinxo edhe njëherë siguroi konsumatorin se ky ISUV bën gjithë analizat e nevojshme për praninë e mbetjeve tek produktet shqiptare me origjinë bimore e shtazore. I pyetur nëse këto analiza tregojnë se prodhimet shqiptare janë të sigurta, Xinxo tha se bazuar në këto analiza konsumatori shqiptar është plotësisht i sigurt për konsumimin e tyre.
Ai i ftoi mediat te vijne e të monitorojnë një proces të tërë analizimi të produkteve për mbetje në bimë, në mënyrë që binden vetë, dhe më pas përmes pushtetit të tyre të mirëinformojnë publikun se ne i kemi gjithë kapacitetet për të bërë analiza dhe për të garantuar siguri për konsumatorin tonë